​Montella ka një lutje për Juventusin

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella shpreson se Juventus do t’i nënvlerësojë në ndeshjen e të shtunës në Serie A

Vincenzo Montella është shprehur shumë i lmtur me paraqitjen e futbollistëve të tij ndaj Chievos, ndeshje të cilën e fituan 1:4.

Por, ai thotë se ata nuk kanë kohë të festojnë, pasi kanë pak kohë të përgatiten për Juventusin.

Ai madje shpreson se skuadra torineze do t’i nënvlerësojë ata të shtunën.

“Tashmë jam duke shikuar për ndeshjen e të shtunës ndaj Juventusit dhe ne nuk kemi shumë kohë të festojmë, edhe pse dua ta shijojmë këtë moment”, tha fillimisht Montella.

“Kundër Juventusit shpresoj të shoh atë shkëndijën që po e kërkojmë dhe shpresoj se ata do të na nënvlerësojnë pak të shtunën”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...