​Modrici rinovon kontratën me Real Madridin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Një marrëveshje është arritur mes mesfushorit kroat, Luka Modricit, dhe klubit të tij, Real Madridit, për ta rinovuar kontratën e futbollistit. Kjo kontratë e re do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021.

Me këtë marrëveshje të re, “Los Blancos” janë siguruar që fituesi i “Topit të Artë” do të jetë pjesë e skuadrës madrilene deri në moshën 36-vjeçare, si dhe i kanë dhënë fund spekulimeve për largimin e tij gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Përkundër që ka pasur shumë lajme për dëshirën e Interit për ta transferuar Modricin, largimi nga Santiago Bernabeu nuk i kishte shkuar asnjëherë në mend seriozisht futbollistit.

Kroati iu bashkua Real Madridit verën e vitit 2012, kur trajner i Real Madridit ishte Jose Mourinho. Transferimi i tij nuk kishte qenë aspak i lehtë pasi që drejtori i Tottenhamit, Daniel Levy, nuk dëshironte ta lejonte shitjen e kroatit.

Modricit iu nevojit mjaft shumë kohë për t’u përshtatur me skuadrën e tij të re, por në sezonin e tij të dytë me Real Madrid, ai u bë njëri ndër yjet e “Los Blancos”, të cilët e kanë treguar falënderimin e tyre duke ia ofruar një kontratë të re.

Sezoni i kaluar ishte më i miri në karrierën e Modricit dhe për paraqitjet e tij si me Real Madridit në Ligën e Kampionëve, si me Kroacinë në Kupën e Botës, ai u shpërblye me çmime nga UEFA, FIFA  e France Football për lojtarin më të mirë të vitit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...