​Modrici i bashkohet skuadrës së Real Madridit të mërkurën

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, do t’i bashkohet skuadrës së tij të mërkurën për ushtrime. Ditët e fundit është spekuluar se ai do të largohet nga klubi madrilen për t’iu bashkuar Interit.

Zikaltrit thuhet se kanë kontaktuar yllin kroat për t’i ofruar një transferim drejt Interit. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe trajneri i Interit, Luciano Spalleti, duke thënë: “Do të vazhdoj të ëndërroj së bashku me tifozët”. Ndërsa, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka tentuar t’i shuajë shpresat e zikaltërve duke thënë se ai e shet Modricin vetëm për 750 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Trajneri Julen Lopetegui ka thënë se ata janë duke e pritur kroatin t’i kthehet klubit dhe pastaj do të vendosin nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e parë të Real Madridit për sezonin e ri.

“Ne do të takohemi me të kur të kthehemi në Spanjë më 8 gusht dhe do ta shohim nëse ai është i gatshëm të luajë në ndeshjen tonë të parë të rëndësishme më 15 gusht”, ka thënë ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...