​Meunier e konfirmon largimin e Emery nga PSG-ja

PUBLIKUAR

Derisa spekulimet rreth të ardhmes së Unai Emery si trajner i Paris Saint-Germainit vazhdojnë të rriten, njëri prej futbollistëve të tij duket se e ka konfirmuar largimin e tij në verë.

Thomas Meunier ka folur në një konferencë për media teksa është në detyrë me kombëtaren belge, kur e ka zbuluar fshehtësinë rreth së ardhmes së Emery, transmeton Express.

“Pres të shoh se çfarë do të ndodhë sepse shumë gjëra do të ndryshojnë, si për shembull trajneri”, ka thënë ai.

“Ka mundësi që vitin e ardhshëm të luaj më shumë dhe duhet ta shfrytëzoj këtë. Nuk do të kem presion, në PSG jam përmirësuar”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...