​Messi zbulon se me cilin lojtar të Barcelonës ka lidhje më të veçantë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Pas largimit të Andres Iniestas dhe Xavit nga Barcelona, ylli i klubit katalonas, Lionel Messi, ka bërë të ditur se nga të gjithë bashkëlojtarët e tij, ai ka lidhje më të veçantë me Jordi Alban.

Ky është sezoni i parë që Messi do ta luajë në Barcelonë pa dyshen spanjolle në mesfushë, Xavin dhe Iniestan. Iniesta u transferua në klubin japonez, Vissel Kobe, këtë verë, ndërsa Xavi shkoi në Katar në vitin 2015, transmeton Gazeta Express.

Dhe tani që dy legjendat e Barcelonës janë larguar, Messi ka bërë të ditur se nga të gjithë bashkëlojtarët e tij, ai ka një lidhje më të veçantë me Jordi Alban.

“Andres dhe Xavi janë unik. Ata e bënë ndeshjen më emocionuese dhe na dhuronin më shumë posedim të topit gjatë ndeshjeve. Por, tani, Jordi Alba më njeh mua në mënyrë të përsosur”, ka thënë Messi.

“Ai e di kur unë do t’ia gjuaj topin pa e shikuar fare. Kam një lidhje më të veçantë me të”.

Alba kishte qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, mirëpo ai arriti të zinte vend në skuadrën e parë vetëm pasi e dëshmoi veten në Valencia. Ai luajti për një kohë për Valencian, por pastaj u kthye përsëri në Barcelonë në vitin 2012.

Megjithatë, Messi e lavdëroi edhe sulmuesin uruguaian të Barcelonës, Luis Suarezin, i cili është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që nga transferimi i tij në vitin 2014.

“Suarezi na sjellë shumë gjëra mua dhe pjesës tjetër të skuadrës. Ai e drejton skuadrën që të bëjmë më shumë presion dhe na jep më shumë fuqi”, është shprehur Messi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...