​Messi refuzon t’ia zgjasë dorën gjyqtarit

PUBLIKUAR

Zemërimi i skuadrës së Barcelonës me gjyqtarin e ndeshjes së djeshme kundër Gironas ishte i dukshëm. Madje edhe ylli argjentinas, Lionel Messi, kishte refuzuar t’ia jepte dorën gjyqtarit Jesus Gil Manzano pas përfundimit të ndeshjes.

Mbrëmë, Barcelona barazoi ndeshjen kundër Gironas me rezultat 2-2. Fillimisht, Lionel Messi e kishte dërguar në avantazh skuadrën e tij, por pasi Lengleti u ndëshkua me karton të kuq, Barcelona i mori dy gola. Megjithatë, një pikë ia dhuroi Gerard Pique, i cili arriti ta shënojë golin e barazimit, transmeton Gazeta Express.

Edhe Pique e kishte shprehur zemërimin e tij me gjyqtarin pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes.

Megjithatë, në intervistat pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët si dhe trajneri i Barcelonës u shprehën të zhgënjyer me vendimin e gjyqtarit dhe tani Barcelona ka bërë të ditur se do ta apelojë kartonin e kuq.

Pas ndeshjes, në të cilën Barcelona i humbi pikët e para të këtij sezoni, gjyqtari ia kishte zgjatur dorën Lionel Messit, megjithatë argjentinasi e injoroi atë dhe shkoi menjëherë në dhomën e zhveshjes. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...