​‘Meritoj medalje, kam luajtur 200 ndeshje për Bayernin me Lahmin në skuadër’

PUBLIKUAR

Rafinha ka thënë se meriton medalje të veçantë, pasi ka luajtur 200 ndeshje për Bayern Munichun

Mbrojtësi brazilian, Rafinha tashmë ka kompletuar 200 ndeshje me kampionin e ri të Gjermanisë, Bayern Munichu.

Ai mendon se meriton një medalje të veçantë, pasi ka rritur të luaj në 200 ndeshje, pavarësisht se konkurrent ka pasur Philip Lahm.

“Unë e meritoj një medalje, sepse kam luajtur 200 ndeshje për Bayernin me Philipp Lahm në skuadër. Ai është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në histori të futbollit”, ka thënë Rafinha për mediat gjermane.

Kujtojmë se Rafinha u transferua nga Genoa në vitin 2011 dhe që atëherë ka luajtur 200 ndeshje, duke qenë shumë i pëlqyer nga Pep Guardiola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...