​Mbappe zbulon bisedën me Neymarin në Whatsapp për ndërhyrjen e ashpër të Cavanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka bërë të ditur se ia ka dërguar në Whatsapp videon e ndërhyrjes së Edinson Cavanit ndaj brazilianit, dhe ka treguar se Neymari i ishte përgjigjur vetëm duke qeshur.

Dy bashkëlojtarët në PSG, Cavani dhe Neymar, u takuan të premten si kundërshtarë, kur Brazili u ndesh kundër Uruguait. Tetë lojtarë u ndëshkuan me kartonë në këtë ndeshje dhe njëri ndër ta ishte edhe Cavani, i cili bëri një ndërhyrje ndaj Neymarit, transmeton Gazeta Express.

Për zënkat mes këtyre të dyve ishte raportuar gjatë sezonit të kaluar. Ata përveç që kishin pasur mosmarrëveshje në fushë për gjuajtën e penalltive dhe gjuajtjeve të lira, thuhet se ata ishin zënë mes vete edhe në zhveshtore.

“Ia dërgova Neymarit videon e ndërhyrjes së Cavanit në Whatsapp, dhe ai vetëm qeshi. Kjo nuk është asgjë, ata ishin duke i mbrojtur vendet e tyre dhe kjo nuk do t’i ndalojë ata të luajnë përsëri së bashku në PSG”, ka thënë Mbappe.

“PSG-ja është ndryshe, ka një lojtar të mrekullueshëm që është mbi të gjithë, Neymar. Ndërsa me Kombëtaret, jemi të gjithë në të njëjtin nivel”.

Edhe Cavani ka folur për këtë ndërhyrje pas ndeshjes, dhe kishte thënë se kjo është një gjë normal që ndodhë kur ky ekipe kundërshtare.

“Kur dy klube të Amerikës së Jugut takohen, është gjithmonë ndeshje e zjarrtë.  Mendoj se ishte një ndeshje e mire dhe në fund ne protestuam pak për penalltinë”, ka thënë Cavani, duke e komentuar penalltinë që arriti ta shënojë Neymari në minutën e 76-të, që ai siguroi fitoren Brazilit me rezultat 1-0.

“Por, këto janë gjëra që ndodhin, është gjithmonë mirë të përballesh me skuadra të mëdha si Brazili dhe të luash kundër kundërshtarëve të mrekullueshëm si Neymar apo lojtarët e tjerë të Brazilit”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...