Kylian Mbappe ka thënë mos shfrytëzimi i rasteve u ka kushtuar atyre me humbje nga Juventus
Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe e fajëson vetën dhe bashkëlojtarët e tij për humbjen nga Juventus 2:0 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai tha se Juventus shfrytëzoi dy rastet që kishte, ndërsa ata i shpërdoruan.
“Ne krijuam shumë shanse dhe nuk i shfrytëzuam ato. Ata kishin dy raste të pastra për gol dhe i shënuan dy gola. Ne duhet të mësojmë nga kjo”, tha Mbappe pas ndeshjes. /Express/



