Claudio Marchisio dëshiron të largohet nga Juventus
Mesfushori italian, Claudio Marchisio ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga Juventus, pasi nuk e ka besimin e trajnerit Massimiliano Allegri.
Fillimisht për shërbimet e tij ishte interesuar Milan, por Marchisio dëshiron një sfidë të re jashtë Italisë.
Sipas Corriere della Sera, distanconi më i mundshëm i italianit është kampioni i Anglisë, Chelsea.
Marchisio pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte, me të cilin ishte i padiskutueshëm në formacionin e parë në Juventus. /Express/


