​“Manchester City është skuadra më e mirë në Evropë”

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi i Napolit, Raul Albiol insiston se Manchester City për momentin është skuadra më e mirë në Evropë

Napoli fitoi derbin ndaj Roms në udhëtim 0:1, por Raul Albiol thotë se tashmë skuadra duhet të jetë gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Albiol thotë se për atë ndeshje duhet të jenë të fokusuar, sepse City është skuadra më e mirë në Evropë.

“Ne jemi të lumtur që fituam një ndeshje kaq të vështirë, siç është gjithnjë ndaj Romës në udhëtim”, tha fillimisht Albiol.

“Kemi edhe shumë rrugë për të bërë, por ne duhet të jemi të qetë dhe të rikuperohemi sa më shpejtë, sepse do të përballemi me skuadrën më në formë në Evropë për momentin, me Manchester Cityn”.

City po e kryeson Premierligën angleze me 22 pikë, dy më shumë se United, ndërsa në ndeshjen e djeshme deklasoi Stoke Cityn me rezultat 7:2.

Ndeshja ndërmjet Cityt dhe Napolit do ët zhvillohet këtë të martë në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...