​Manaj në Serie B

PUBLIKUAR

Pas huazimit të dështuar te Peskara ku vuajti për të impresionuar në repartin ofensiv madje regjistroi në CV e tij futbollistike edhe dënime për shkak të disiplinës, sulmuesi Rey Manaj formalizon një tjetër transferim të përkohshëm.

Bomberi i skuadrës së Shpresave dhe ai që konsiderohet e ardhmja e Kombëtares shqiptare, do të luajë që nga ky muaj me fanelën e Pisa-s.

Sulmuesi nga Lushnja, i lindur në vitin 1997, ishte një prej protagonistëve të sezonit të kaluar me të rinjtë e Interit, skuadër që ka në pronësi dhe kartonin e Manajt.

Por ky i fundit nuk pati fat me ekipin e Adriatikut ku u huazua, dhe tani do të luajë me ekipin e Piza-s, që drejtohet nga një emër i njohur i futbollit italian si  Gennaro Gattuso, shkruan Top Channel.

Trajneri italian ka kërkuar përforcime në repartin ofensiv dhe Manaj shihet si një lëvizje që mund të sjellë freski mes ekipeve të serisë B, dhe gjithashtu do të garantojë më shumë minuta për Rey Manaj.

Formula e huazimit është e njëjtë me atë te Peskara, por pritshmëritë e shqiptarit janë krejt të ndryshme në krahasim me skuadrën bregdetare. Te Pisa, Manaj do të gjejë një tjetër shqiptar, sulmuesin Edgar Cani. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...