​Man Unitedi, i gatshëm t’i paguajë 115 milionë euro për Coutinhon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Situata e Philippe Coutinhos në Barcelonë nuk është aspak e kënaqshme. Braziliani beson se ai nuk mund të qëndrojë më në Camp Nou, ku u transferua për të qenë yll, por roli i tij në skuadër është zvogëluar gjithmonë e më shumë.

Mediat spanjolle raportojnë se nga të gjithë në Barcelonë, vetëm trajneri Ernesto Valverde ka ende besim te ai, edhe pse Coutinho është duke e humbur edhe këtë besim për shkak të paraqitjeve të tij, transmeton Gazeta Express.

Coutinho nuk ka arritur të përshtatet te ekipi i tij i ri dhe për këtë arsye ai dëshiron të largohet nga Barcelona dhe ta harrojë këtë periudhë të errët në karrierën e tij. Fishkëllimat nga disa tifozë në Camp Nou, në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos, kanë bërë që Coutinho të vendosë të largohet.

E përditshmja angleze, The Mirror, pretendon se Coutinho e ka paralajmëruar Manchester Unitedit se dëshiron të largohet nga Camp Nou. Braziliani dëshiron të kthehet në Premierligë, ku më herët ishte treguar shumë i suksesshëm me Liverpoolin.

E njëjta gazetë raporton se Coutinho tashmë ka biseduar me disa futbollistë të Manchester Unitedit dhe u ka thënë atyre se ai mund të transferohet në Old Trafford për 115 milionë euro.

Braziliani e dëshiron shumë kthimin në Angli, veçanërisht pasi Ousmane Dembele e zuri vendin e tij në formacionin e parë të “Blaugranëve”. Ai do të preferonte kthimin në Liverpool, mirëpo beson që kjo gjë nuk është e mundur. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...