​Man Unitedi fiton në mënyrë dramatike, ngrihet në pozitën e katërt

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi ka siguruar fitore me rezultat 3:2, në ndeshjen kundër Southamptonit, e cila u zhvillua sot në “Old Trafford”, në kuadër të Premierligës.

Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, pasi që tani ata ngrihen në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, pas barazimit të Arsenalit kundër Tottenhamit, shkruan Gazeta Express.

Manchester Unitedi e fitoi këtë ndeshje  në mënyrë mjaft dramatike, duke e shënuar golin e fitores afër fundit të ndeshjes, ndërsa Paul Pogba gaboi nga pika e penalltisë në minutat shtesë të lojës.

Fillimisht në epërsi kishin kaluar mysafirët, duke shënuar gol në minutën e 26-të.

“Djajtë e kuq” u treguan më të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi që Andreas Pereira dhe Romelu Lukaku e shënuan nga një gol brenda gjashtë minutave.

Rezultati u barazua përsëri në minutën e 75-të përmes golit të shënuar nga James Ward-Prowse. Mirëpo, në minutën e 88-të, Lukaku e shënoi edhe golin e tij të dytë për këtë ndeshje. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...