​Man Unitedi e përdori Ronaldon për ta bindur yllin e skuadrës të mos largohet

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se Anthony Martial mund t’i ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos për t’u bërë lojtar i klasit botëror me “Djajtë e kuq”. Ai tregoi se pikërisht këtë shembull e kishte përdorur në negociata për ta bindur francezin ta rinovojë kontratën.

Transferimi i Martialit në Premierligë, në vitin 2015, kishte ardhur si surprizë për shumicën e tifozëve të klubit anglez, pasi që vetëm pak prej tyre kishin dëgjuar më parë të riun e talentuar të Monacos, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, francezi arriti t’i heshtë kritikët e tij duke shënuar gol në ndeshjen debutuese për “Djajtë e kuq”, pikërisht kundër rivalit më të madh, Liverpoolit. Gjatë kësaj kohe, ai ka arritur të bëhet njëri ndër lojtarët e preferuar të tifozëve në Old Trafford.

Deri në momentin kur u shkarkua Jose Mourinho nga pozita e trajnerit, 23-vjeçari dukej se nuk do ta rinovonte kontratën me klubin. Por, trajneri i ri arriti ta bindë Martialin të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024, duke e përdorur shembullin e Ronaldos.

“Cristiano ishte më i mirë, mënyra se si ai ka ndryshuar… ky është lloji i lojtarit të cilin duhet ta marrësh shembull për veten dhe duhet t’i vendosësh vetes sfida të tilla”, ka thënë Solskjaer.

“Unë bisedova me Anthonyn për përvojën time në këtë klub dhe për atë se çfarë mund të arrijë ai. Siç kam thënë shumë herë, unë jam këtu për t’i udhëzuar lojtarët deri në fund të sezonit”.

“Unë mund të flas për karrierën e Cristianos, çfarë ka bërë ai, si ka arritur aty ku është. Kështu që u ula me Anthonyn, i tregova atij dhe ai dëshiron të bëhej pjesë e një gjëje të tillë. Si djalë i ri, duke jetuar larg vendlindjes, nuk është e lehtë. Por, ai e di se duhet të qëndroj këtu për të ardhmen e tij dhe unë i besoj”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...