​“Man Unitedi do të jetë mirë edhe pa Pogban”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Kryetari Imri Ahmeti uron Kurban Bajramin

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar festën e Kurban Bajramit.   Postimi plotë: Të nderuar...

Mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, mendon se “Djajtë e kuq” do të jenë mirë edhe nëse Paul Pogba vendos të largohet, pasi që ai mendon se asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi.

Marrëdhënia mes Pogbas dhe trajnerit Jose Mourinho thuhet se nuk është edhe aq e mirë. Këtë gjë e ka pranuar edhe francezi, i cili kishte thënë se nuk mund të thotë ato që mendon, pasi që do të gjobitet, përcjell Gazeta Express.

Për më tepër, e ardhmja e Pogbas në Old Trafford është vënë në dyshim pas që edhe vetë lojtari i ka nxitur spekulim të mundshëm të tij drejt Barcelonës. Por, raportohet se ai mund ta pranojë edhe kthimin në Juventus.

“Janë katër mënyra se si e shikoj këtë situatë, si analist, pronar, tifoz dhe si fjalim personal. Si analist, do të thosha se ai është një lojtar i talentuar, por dua të shoh më shumë vazhdimësi dhe lidership”, ka thënë Neville.

“Si tifoz, sinqerisht, një pjesë e imja thotë se askush nuk është më i madh se klubi dhe nuk jam i interesuar për lojtarët që shikojnë klubet e tjera. Kështu që Paul, nëse dëshiron të luash diku tjetër, atëherë shko pasi që Manchester Unitedi do të jetë mirë, mos u shqetëso për këtë gjë”.

“Si pronar, unë do ta bëja atë që po e bëjnë pronarët e Unitedit tani, do të thoja se ai nuk është për shitje. Ata duhet ta mbrojnë atë, por privatisht mund të jenë duke e negociuar një marrëveshje për të marrë 90 milionët eurot që kanë shpenzuar për të”.

“Nëse do të isha brenda dhomës së zhveshjes, do t’i thosha: ‘Paul, është e qartë se ti dëshiron të luash diku tjetër, por duhet të tregohesh profesionist. Mos u bë dikush që shihet si mercenar”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...