Fabio Quagliarella ka zbuluar arsyen e vërtet përse u largua nga skuadra e Napolit në vitin 2010.
Në një intervistë për ‘Sports Mediaset’, Quagliarella ka rrëfyer mënyrën sesi është trajtuar në kohën kur luante tek Napoli.
Sulmuesi i Torinos, ka thënë se ka qenë vazhdimisht i kërcënuar dhe shumë letra anonime kanë ardhur në zyrat e klubit, që më pas e kanë detyruar atë të largohet nga Napoli në drejtim të Juventusit.
“Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis më shiti për shkak se ai kishte marrë shumë letra anonime si dhe mesazhe telefonike të cilat më akuzonin mua se kam konsumuar kokainë në një aheng së bashku me anëtarët e ‘Camorra Mafias’”, rrëfen Quagliarellla.
“Gjithë këto sulme të rrejshme që vinin pandërprerë në drejtim timin, detyruan klubin të më shiste tek Juventusi, pasi akuzohesha se jam një pedofil i Mafias”.
“De Laurenttis më këshilloi që të largohesha edhe nga qyteti për një kohë ku qëndrova në një hotel për të tejkaluar stresin e madh me të cilin mu desh të përballesha”, përfundoi sulmuesi 32-vjeçar. /Telegrafi/


