Liverpool ka hyrë në garë për mesfushorin e Romës, Leandro Paredes
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp më në fund ka vendosur të përforcojë skuadrën e tij, pas tre humbjeve në javën e fundit.
Ai ka vendosur që në skuadër të sjell një mesfushor të ri, bëhet fjalë për futbollistin e Romës, Leandro Paredes , shkruan The Sun.
Për shërbimet e tij Liverpool do të paguaj 26.5 milionë euro, por fillimisht duhet të mposht konkurrencën e Juventusit. /Express/



