Mohamed Salah javën e ardhshme do të bëhet lojtar i ri i skuadrës së madhe angleze, Liverpool
Anësori i Romës, Mohamed Salah javën e ardhshme pritet të konfirmohet si lojtar i ri i Liverpoolit, shkruan beIN Sport.
Për shërbimet e tij skuadra angleze do të paguajë 40 milionë euro, ndërsa lojtari do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare.
Lojtari ditë më parë kishte arritur marrëveshje personale me Liverpoolin, ndërsa në ditët në vazhdim do të arrihet marrëveshja edhe ndërmjet klubeve.
Sipas Footbal Italia, të hënën Salah do të luaj ndaj Tunizisë në kualifikime për Kupën e Botës, ndërsa të martën do të zyrtarizohet kalimi i tij në Anfield Road. /Express/



