​Legjenda e Kombëtares arsyetohet për përfshirjen dhe dënimin për kurdisje

PUBLIKUAR

Ish-lojtari i ekipit kombëtar Altin Rraklli që gjatë këtyre ditëve është përfolur për përfshirjen në një skandal bastesh, gjyqi i të cilit përfundoi dje në Austri deklaron se është viktimë e një takimi të rastësishëm

Në një intervistë për Top Channel ish-sulmuesi deklaron se ka bërë vetëm rolin e përkthyesit.

“Isha pjesë e një tavoline me miqtë e mi dhe kam bërë thjesht rolin e përkthyesit, por pa e ditur se për çfarë bëhej fjalë. Dua të sqaroj opinionin se nuk kam gisht në këtë ngjarje’, u shpreh Rraklli.

Por ndërkohë Rraklli nuk i ka shpëtuar dënimit. “Është një dënim me kusht për 10 muaj, si edhe një gjobë prej 1.200 euro, të vlefshme për shtetin austriak”, sqaroi Rraklli. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...