​Legjenda e Bayernit: Klubi ka nevojë për ndryshime

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, beson se Bayern Munichu është në një gjendje të keqe për momentit për shkak se nuk kanë bërë revolucion në skuadër, dhe jo për shkak të trajnerit të ri, Niko Kovac.

Kampioni gjerman, që e fituar titullin e Bundesligës për gjashtë vite radhazi, i ka fituar vetëm shtatë nga 13 ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon. Tani, klubi gjerman radhitet në pozitën e katërt, nëntë pikë larg liderëve, Dortmund, transmeton Gazeta Express.

“Kovaci ishte lojtar i Bayernit për 15 vite. Ai e ka ADN-në e Bayernit, ai e njeh Bundesligën. Ai ka rrënjë kroate, por ka lindur në Gjermani. Ai ishte trajneri i Kombëtar i Kroacisë, ai e ka përvojën për të punuar me yje. Por, Bayerni është diçka i veçantë”, ka thënë Matthaus.

“Dhe për këtë arsye, ai ka nevojë për pak mbështetje nga njerëzit që punojnë në atë klub. Për mua, gabimi i Bayernit ishte se ata nuk i ndryshuan lojtarët. Ata i kanë lojtarët që kanë qenë duke luajtur për gjashtë vitet e fundit, si Robben, Ribery, Boateng, Muller”.

“Kohët ndryshojnë, futbolli bëhet më i shpejtë dhe gjeneratat e reja vijnë. Gabimi më i madh i Bayernit ishte se para këtij sezoni, ata nuk e bënë ndryshime”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...