​Largohet nga Bayerni, kalon në Juventus

PUBLIKUAR

Douglas Costa është duke luajtur ndeshjet e tij të fundit në Bayern Munich

Ansori brazilian, Douglas Costa nuk është i lumtur në Allianz Arena dhe dëshiron që gjatë verës së ardhshme të ndërrojë skuadër.

Sipas portalit portugez, Libero, Costa tashmë ka njoftuar trajnerin Carlo Ancelotti se dëshiron të largohet nga Bayerni, për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur këtë edicion.

Ai dëshiron që të transferohet në Juventus, skuadër e cila e ka përcjellë atë që një kohë të gjatë.

Drejtori Sportiv i Juventusit, e sheh Costan si ideal në vend të Mario Mandzukicit, i cili do të mund të kthehej të luante në qendër të sulmit.

Costa këtë edicion ka luajtur në 34 ndeshje për Bayenin shumica si zëvendësues, ku ka shënuar edhe shtatë gola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...