Mattia De Sciglio pritet të largohet nga Milan në fund të këtij edicioni
Mbrojtësi italian, Mattia De Sciglio ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Milan gjatë afatit kalimtar të verës.
De Sciglio është i dëshpëruar nga humbja e fundit ndaj Empolit dhe po mendon transferimin në Juventus, shkruan Sky.
Kujtojmë se De Sciglio ka kontratë me Milanin vetëm deri në verë të vitit 2018. /Express/


