​Lajmet e këqija për Sanchezin s’kanë të ndalur, tani kiliani lëndohet

PUBLIKUAR

Sulmuesi kilian i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, e pësoi një lëndim gjatë ndeshjes të së martës kundër Paris Saint-Germainit, kur u përplas me gjyqtarin anësor gjatë kohës sa ishte duke u përgatitur për të hyrë në ndeshje.

Sanchezi tani rrezikon të mos jetë në dispozicion për ndeshjen e së hënës, kundër Chelseat, në kuadër të FA Cup. Ky mund të jetë një problem i madh për “Djajtë e kuq” pasi që edhe Anthony Martial dhe Jesse Lingard janë të lënduar, transmeton Gazeta Express.

Sanchezi ishte duke u përgatitur për ta zëvendësuar Lingardin në pjesën e parë të ndeshjes kundër PSG-së. Lingard e kishte lënduar muskulin e këmbës së tij të majtë dhe nuk mund ta vazhdonte lojën.

Megjithatë, kiliani u shpërqendrua plotësisht nga rrjedha e lojës në fushë saqë ai e vazhdoi vrapin e tij deri në momentin kur u përplas me gjyqtarin anësor, italianin Fabiano Pretin.

Kjo përplasje bëri që Sanchezi të mbetet i shtrirë në fushë, mirëpo ai u rikuperua mjaftueshëm sa për ta zëvendësuar Lingardin. Por, tani bëhet e ditur se ai e ka informuar stafin e Ole Gunnar Solskjaer se për shkak të kësaj përplasjeje, e ka të lënduar këmbën e tij të majtë, mbi gju.

Ky lëndim është vetëm i fundit në serinë e problemeve që i ka pasur kiliani që nga transferimi i tij në Manchester United para 13 muajve. Ai është lojtari me pagën më të lartë në klub, mirëpo e ka humbur besimin e trajnerit dhe tifozëve.

“Unë nuk mund të bëj asgjë për Alexisin. Ai duhet ta gjejë veten pasi që ne e dimë se brenda tij është një lojtar me shumë aftësi”, ka thënë Solskjaer, kur u pyet për Sanchezin, i cili i ka shënuar vetëm pesë gola që nga transferimi në Manchester United. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...