​Lacazette tregon pse refuzoi PSG-në për Arsenalin

PUBLIKUAR

Alexandre Lacazette gjatë kësaj vere u largua nga Lyon për të kaluar në Arsenal për 50 milionë euro

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette ka treguar se kishte pasur takime me PSG-në gjatë kësaj vere, por tha se nuk ishte kjo skuadra ku dëshironte të luante.

Ai e pranoi se do të rritej si lojtarë, por tha se dëshira e tij ishte për të luajtur në një ligë tjetër.

“Ne biseduam me PSG-në, por nuk ishte vendi ku dëshiroja të shkoja. Në Francë do të luaja vetëm për Lyonin”, tha Lacazette për RMC Sport.

“PSG do të kishte ndihmuar progresin tim si lojtarë, sepse ka lojtarë të mëdhenj, por unë doja të luaja në një ligë tjetër”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...