​Kryetarja e Speciales sot viziton Kosovën

PUBLIKUAR

Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, të martën më datë 7 shtator do ta vizitojë Kosovën. Po ashtu bashkë me të do të vijë edhe administratorja Fidelma Donlon.

Trendafilova dhe Donlon, do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kështu bëhet e ditur nga një komunikatë e lëshuar ditë më parë nga Specialja.

“Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”.

E para e Speciales pritet ta vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut.

SHIKO MË SHUMË

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...