​KRU Prishtina intervenon për sanimin e gypit të ujit në Lipjan

PUBLIKUAR

Sot në Njësinë Operative të Ujësjellësit në Lipjan janë duke vazhduar punimet për sanimin e dëmtimit të gypit të ujit në rrugën “Hajredin Bajrami”.

Natyra e dëmtimit dhe pozicioni i gypit ka vështirësuar punimet ngase intervenimi nga ekipet mobile po realizohet me kujdes të shtuar për shkak që në zonën e groposjes ka shumë kabllo, rrjet kanalizimi dhe rrjeti atmosferik.

Nga dita e djeshme, shkaku i rrjedhjes së ujit nga ky tub, banorët e një zone të Lipjanit kanë pasur probleme me furnizim me ujë.

Me sanimin përfundimtar, qytetarët e zonës do të kenë furnizim më të mirë me ujë, njofton KRU “Prishtina”.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...