​Kroos: Do ta kemi të vështirë ta zëvendësojmë Ronaldon

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka deklaruar se klubi madrilen do ta ketë shumë të vështirë ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon pas largimit të tij në Juventus.

Ylli portugez i ka shënuar 450 gola në 438 ndeshje për Real Madridin. Ai u largua këtë verë nga klubi madrilen për t’iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

“Të humbësh një lojtar që shënon 50 gola në sezon, kjo është me të vërtetë e vështirë ta zëvendësosh”, ka thënë Kroos.

“Cristiano ka qenë shumë i rëndësishëm për ne ndër vite dhe ka qenë lojtari kyc në sukseset tona. Por, unë nuk kam asnjë dyshim se të tjerët do ta kenë përsëri shumë të vështirë të fitojnë kundër nesh”.

Madridi duket se do t’i japë rol më të madh tani Gareth Bale dhe Marco Asensios, si dhe lojtarit të ri Vinicius Junior. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...