Geoffrey Kondogbia nuk dëshiron të kthehet në Inter, por dëshiron të vazhdojë me Valencian
Mesfushori francez, Geoffrey Kondogbia është huazuar për një sezon te Valencia, por ai nuk dëshiron të kthehet në Giusseppe Meazza.
Francezi tha se dëshiron të qëndrojë për kohë të gjatë në Valencia.
“Dua të qëndroj në Valencia për një kohë të gjatë, por fillimisht duhet të fokusohemi në sezonin që kemi përpara”, tha Kondogbia për AS.
Kondogbia sonte pritet të luajë ndeshjen e parë me Valencian, kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu. /Express/


