​Klopp shpërthen pas barazimit 3:3 me Sevillan

PUBLIKUAR

Liverpool nuk ka arritur që të ruaj rezultatin ndaj Sevillas, ani pse pjesën e parë e mbylli 0:3, për të barazuar në fund 3:3

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pranuar se skuadra e tij ndaloi së luajturi në pjesën e dytë ndaj Sevillas.

Liverpool në pjesën e parë ishte duke fituar 0:3, ndërsa në fund u desh të kënaqej vetëm me barazim 3:3.

“Ne ndaluam së luajturi futboll në pjesën e dytë. Ne kemi një armë të fortë, të luajturit futboll dhe kur ju nuk e bëni atë, atëherë e pësoni”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Ndjej se kemi humbur edhe pse nuk humbëm. Kemi edhe një ndeshje dhe kualifikimi varet nga ne, por për momentin po ndjehemi shumë keq”, tha ai në fund. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...