​Klopp dhe Kovac e sqarojnë zënkën e tyre

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Jurgen Klopp dhe Niko Kovac e patën një konfrontim që dukej i ashpër, pas barazimit pa gola mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut. Por, që të dy trajnerët thanë se ai incident kishte qenë vetëm keqkuptim.

Trajneri i Liverpoolit, Klopp, ishte i zemëruar me homologun e tij në Bayern Munich dhe pasi e drejtoi gishtin e tij te kroati, ia dha atij dorën dhe tentoi të largohej. Mirëpo, Kovaci tentoi të mos ia lëshonte dorën, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, më vonë Klopp insistoi se gjithçka ishte në rregull mes atyre të dyve, duke sqaruar se problemi i tij i vetëm kishte qenë pasi Kovaci e kishte festuar rezultatin para se t’ia jepte dorën atij, në fund të ndeshjes.

“Jo, jo, jo. Unë doja t’ia jepja atij dorën menjëherë dhe pastaj ai shkoi te turma me lojtarët e tij. Mendova se ai do t’ia jepte dorën të gjithë anëtarëve të Bayernit”, ka thënë Klopp, në konferencën për shtyp.

“Pastaj, ai u kthye dhe unë i thashë se po e prisja. Ai më kërkoi falje dhe unë i thashë që s’është asgjë, mirëpo ai deshi të më kërkonte falje përsëri. Kështu ndodhi”.

Kovaci e sqaroi ngjashëm incidentin, por ai shtoi se trajnerët në Gjermani zakonisht përshëndeten me lojtarët e tyre e pastaj shkojnë te trajneri i ekipit kundërshtar. Sipas tij, ky incident ndodhi për shkak të dallimeve kulturore.

“Ishte qesharake. Jemi në tokën angleze. Në Gjermani, është normale që kur ndeshja të përfundojë, ti shkon t’ua japësh dorën të gjithë lojtarëve të tu”, është shprehur trajneri i Bayern Munichut.

“Në Angli, fillimisht ia jep dorën trajnerit dhe pastaj të tjerëve. Unë e bëra atë që e bëj gjithmonë në Gjermani, i kërkova falje atij dhe ia kompensova atë që e bëra. Në Gjermani, ne do ta bëjmë atë që bëhet në Gjermani”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...