Nikola Kalinic do të largohet nga Fiorentina për të kaluar në kampionatin kinez
Sulmuesi kroat, Nikola Kalinic do të largohet nga Fiorentina për të kaluar në Tianjin Quanjian për 45 milionë euro.
Premium Sport shkruan se Fiorentina ka pranuar ofertën e skuadrës kineze, ndërsa lojtari do të përfitojë nga 12 milionë euro në sezon.
Tianjin Quanjian këtë muaj ka nënshkruar me mesfushorin Alex Witsel, ndërsa është në bisedime edhe me sulmuesin e Chelseat, Diego Costa. /Express/


