Leite Kaka nuk do të kthehet në Milan, ashtu siç kishin shkruar mediat italiane në ditët e fundit
Mesfushori brazilian, Leite Kaka pritet të refuzoj një kthim të mundshëm në Milan, pasi dëshiron të luaj në Kinë.
Kaka pritej që të merrte një post në stafin drejtues të Milanit, por sipas AS, ai tashmë ka vendosur të vazhdojë karrierën si lojtar.
Për të interesim ka shprehur skuadra kineze, Hengfeng Zhicheng, që sezonin e mbylli në vendin e tetë.
Kaka është lojtar i lirë, që prej përfundimit të kontratës me Orlando City në fund të muajit të kaluar. /Express


