​Juventusi pas Pogbas dhe Mbappes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Juventusi do të tentojë ta bindë ose yllin francez të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappen, ose atë të Manchester Unitedit, Paul Pogbas, që t’i bashkohen skuadrës italiane gjatë afatit kalimtar të verës të vitit të ardhshëm, raporton gazeta italiane Tuttusport.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e ndryshuan strategjinë tradicionale të tyre gjatë afateve kalimtare për të shpenzuar më shumë para. Ata e transferuan Cristiano Ronaldon për 112 milionë euro këtë verë, dhe e paguajnë atë rreth 30 milionë euro për sezon, përcjell Gazeta Express.

Besohet se ky ndryshim strategjia ka ndodhur pas largimit të menaxherit të përgjithshëm, Giusepe Marotta, i cili kishte qenë kundër idesë së shpenzimit të shumave të mëdha të parave për të transferuar lojtarë.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, kishte thënë në një intervistë se qëllimi i klubit ishte që super yllin e ardhshëm ta transferonin në moshë më të re se Ronaldo, dhe tani Tuttosport raporton se kjo deklaratë ishte e drejtuar ndaj Mbappes dhe Pogbas.

Juventusi nuk do të ketë mundësi ta blejë francezin e PSG-së në të ardhmen e afërt, por ata shpresojnë se do të mund ta bëjnë këtë gjë kur të afrohet skadimi i kontratës së tij, në vitin 2022.

Ndërsa, opsioni tjetër, Pogba, ka më shumë gjasa të rikthehet në Juventus, pasi që ai nuk është i lumtur në Manchester United. Për të ka shprehur interesim edhe Barcelona, por francezi mund të zgjedhë të kthehet në ish-klubin e tij. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...