​‘Juventus ëndërron Ligën e Kampionëve’

PUBLIKUAR

Stephan Lichtsteiner ëndërron që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin

Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichsteiner tregon se ata janë aty ku kanë dashur në fillim të edicionit, duke luftuar për të gjithë titujt.

Ai tha se ata duan të triumfojnë në Ligën e Kampionëve, ashtu sikurse dëshiron çdo tifoz i Juventusit.

“Ne jemi aty ku kemi dashur në fillim të sezonit. Ne jemi në garë për Scudetto, të mërkurën mund të arrijmë në finale të Kupës së Italisë dhe jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku do të luajmë kundër Barcelonës”, tha Lichsteiner për JTV.

“Ne kemi fituar disa tituj viteve të fundit, por si çdo tifoz, ne duam Ligën e Kampionëve. Kjo është ëndrra jonë”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...