Juventus do të tentojë që të kthejë në Serie A sulmuesin kilian, Alexis Sanchez.
Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, ende nuk ka vendosur ta vazhdojë kontratën me skuadrën londineze, e cila skadon në vitin 2018.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha të interesohen për të, në mesin e të cilave edhe Juventus, shkruan Mundo Deportivo.
Sanchez do të lihej i lirë nga Arsenal, nëse Juventus ose cilado skuadër tjetër do të paguante 45 milionë euro. /Express/


