​Juventus apo Real? Ju tregon Trezeguet

PUBLIKUAR

David Trezeguet beson se Juventus ka mundësi të luaj si e barabartë ndaj Real Madridit

Legjenda franceze, David Trezeguet insiston se Juventusi i këtij viti është më i mirë se sa ai i para dy viteve, ku humbi në finale të Ligës së Kampionëve nga Barcelona 3:1.

Ai tha se ky Juventus ka armët e duhura për t’u ndeshur me Real Madridin si skuadra të barabarta.

“Fizikisht ky Juventus është më i mirë se sa i dy viteve më parë, kur humbën në finale nga Barcelona. I shoh më të përkushtuar, agresiv dhe më mirë të organizuar”, tha fillimisht Trezeguet për L’Equipe.

“Nëse ata takohen me Realin në finale, atëherë ata kanë armët e tyre që të jenë të barabartë me ta”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...