​Jose Mourinho përqesh Cityn: Nuk mund ta blesh klasin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka quajtur rivalët e tij, Manchester Cityn, klub të pasur por pa klas.

Për rreth 11 milionë euro, kamerat e Amazon Prime e kanë fituar privilegjin e përcjelljes së rrugëtimit të Machester Cityt drejt fitores së titullit në Premierligë në sezonin 2017/2018. Dokumentari “All or nothing”, i cili u publikua më 17 gusht, fokusohet shumë në Manchester Unitedin dhe në të përfshihen edhe deklaratat e ndryshme të Jose Mourinhos, të cilat ai nuk i ka dhënë për dokumentarin, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se mund të bësh një film fantastik duke i respektuar të tjerët. Nuk është e nevojshme të tregohesh i pasjellshëm. Nuk e kam parë, por i di disa gjëra rreth filmit. Reagimi im i parë është se nëse je një klub i pasur, mund t’i blesh lojtarët më të mirë, por nuk mund ta blesh klasin. Reagimi im i dytë është se pasi që jam në film, mund t’iu kërkoj para”, ka thënë Mourinho.

City mund ta kishte fituar titullin në ndeshjen kundër Manchester Unitedit më 7 prill, pasi që ishin duke fituar me rezultat 2-0 në përfundim të pjesës së parë. Megjithatë, rezultati u përmbysë dhe “Djajtë e kuq” fituan me rezultat 3-2.

Nikoqirët i kishin printuar disa bluza me shpresën se ata do ta siguronin titullin e Premierligës atë ditë, por festimet e tyre u shtynë për dy javë më vonë.

“Por, nëse më dërgojnë një nga ato bluzat që kishin në tunel kur luajtën kundër nesh, bluzat ku shkruhej ‘Ne e arritën në ndeshjen e derbit”, nëse më dërgojnë një nga ato bluzat, atëherë nuk do t’u kërkoj para”, është shprehur portugezi.

Për mungesë klasi, Manchester Cityn e kishte kritikuar edhe trajneri legjendar i “Djajve të kuq”, Sir Alex Ferguson, gjatë kohës kur ai ishte në menaxhim të klubit.

“Është City, apo jo? Ata janë një klub i vogël me mentalitet të vogël. Gjithçka që mund të bëjnë është të flasin për Manchester Unitedit, vetëm këtë gjë e kanë bërë dhe nuk mund të largohen nga kjo”, ka thënë Fergusoni. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...