​“Jemi me fat që e kemi lojtarin më të mirë në botë, Messin”

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka lavdëruar yllin e skuadrës Leo Messi

Ylli argjentinas, Leo Messi kishte një tjetër paraqitje fantastike me Barcelonën, në fitoren 0:2 ndaj Atletico Bilbaos në La Liga.

Messi shënoi një gol në këtë takim, por kjo i ka mjaftuar trajnerit Ernesto Valverde për të thënë se ai është më i miri në botë dhe ata janë me fat që e kanë në skuadër.

“Messi ka mundur të shënoi edhe golin e dytë, por shtylla ia mohoi. Ai mund të bëjë dallimin në çdo moment”, tha fillimisht Valverde.

“Ne jemi më fat që lojtari më i mirë në botë luan në skuadrën tonë”, u shpreh ai në fund.

Messi në 11 ndeshje këtë sezon në La Liga ka shënuar 12 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në ligë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...