​Ish-ylli i Argjentinës dhe Realit: Kur iu bashkova ekipit rival, ma dogjën shtëpinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Ish-futbollisti argjentinas, Oscar Ruggeri, i cili kishte luajtur për Real Madridi për një sezon në vitin 1990, ka treguar se kur ishte transferuar nga Boca Juniors në River Platë, tifozët e Bocas ia kishin djegur shtëpinë.

Ndeshja kthyese e finales së Copa Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plate, pritej të zhvillohej të shtunën, më 10 nëntor. Ndeshja nuk u zhvillua, pasi që lojtarët e Bocas nuk ishin ende një gjendje mjaftueshëm të mirë shëndetësore për ta zhvilluar atë. Tani është vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të dielën, më 9 dhjetor, në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kohës kur autobusi i Boca Juniors po shkonte drejt stadiumin “Monumental”, u sulmua nga tifozët e River Plate, të cilët filluan ta gjuajë atë me gurë, duke i thyer të gjithë xhamat dhe duke i shkaktuar kështu disa lëndime lojtarëve që gjendeshin brenda.

Dy lojtarë të Bocas ishin dërguar në spital për të marrë trajtime, ndërsa disa të tjerë kishin vjellë në zhveshtore. Lojtarët thanë se nuk janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe mendore për ta zhvilluar ndeshjen, e cila fillimisht ishte shtyrë për 2 orë.

Dhe në një intervistë për radion spanjolle, Onda Cero, Ruggeri ka treguar për një incident të tmerrshëm, kur një grup i tifozëve të Bocas kishin tentuar t’ia djegin shtëpinë atij.

“Kam luajtur në River dhe në Boca dhe kalova një kohë të mrekullueshme në të dy klubet. Kur kalova nga Boca në River, ata i vunë zjarr shtëpisë time, përderisa prindërit e mi ishin brenda”, ka thënë Ruggeri.

“Kur ata e bënë këtë gjë, unë shkova ta takoja kryetarin e Boca Barras Bravas. U përballa me të sepse ai kontrollonte gjithçka dhe i thashë se kjo është gjëja e fundit të cilën do ta duroja”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...