Alvaro Arbeloa është pensionuar nga futbolli pas një karrierë mbresëlënëse me Real Madridin dhe Liverpoolit. Tani, ai është duke punuar si analist dhe komentator në një televizion spanjoll.
Ai debutoi në punën e tij të re mbrëmjen e së hënës dhe diskutoi për një numër të madh të temave, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet e tij me Barcelonën, transmeton Gazeta Express.
“Unë nuk jam kundër Barcelonës. Unë gjithmonë dua që ata të humbasim për shkak kjo është një gjë e mirë për Real Madridin. Tifozët e Real Madridit nuk janë kundër Barcelonës”, ka thënë Arbeloa në “El Chiringuito”.
“Unë shpresoj se ata do të humbasin në stërvitje nesër. A do të doja që ata të mos kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve? Po, sepse do të kishte një rival më pak për Real Madridin.
“Barcelona është gjithmonë një ekip sfidues, ata kanë një skuadër të mrekullueshëm. Unë gjithmonë kam dalur në fushë për t’i mposhtur ata. Gjithmonë i kam parë El Clasicos me shumë tension, e kam parë madje edhe Zinedine Zidane me duar rreth qafës së Luis Enriques”.
“E respektoj Barcelonën shumë, ata e kanë një skuadër të mrekullueshme me një lojtar të mrekullueshëm si Lionel Messi. Ai është shumë i mirë, edhe pse unë nuk e kam shijuar kurrë dhe nuk mendoj se do ta shijojë ndonjëherë”. /Gazeta Express/


