​Ish-lojtari i Barcelonës: Duhet të largohesha nga Messi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Ish-lojtari i Barcelonës, Lucas Digne, ka bërë të ditur se përkundër që ishte kënaqur duke luajtur përkrah lojtarit më të mirë në botë sipas ti, Lionel Messit, ai kishte kërkuar të largohej nga skuadra e Barcelonës për t’iu bashkuar Evertonit.

Francezi kaloi dy vite në Camo Nou, pas transferimit nga Paris Saint-Germaini në vitin 2016. Fillimisht, ai arriti të përmirësohej mjaft shumë në Barcelonë, por më vonë, mungesa e minutave të luajtur ndikoi negativisht në formën e tij, transmeton Gazeta Express.

Si rezultat, kur atij i erdhi oferta nga Evertoni, ai kishte insistuar që të largohej nga skuadra e Barcelonës. Pas shumë bisedimeve mes tij dhe drejtuesve të klubit katalonas, ata kishin vendosur ta shesin atë për 24 milionë euro.

“Stërvitjet përkrah lojtarëve të mrekullueshme më bënë lojtarë më të mirë, por, për mua, Messi është më i miri në botë. Messi është me të vërtetë i talentuar. Ai sheh gjithçka para tjerëve. Ti mund ta dish se çfarë ai dëshiron të bëjë, por nuk mund ta ndalësh”, ka thënë Digne.

“Ne u stërvitëm së bashku për dy vite dhe kjo është diçka vërtetë e çmendur. Normalisht, Barcelona është klubi më i madh në botë, të gjithë e dinë këtë. Por, unë erdha në Everton sepse mendoj se këtu ka një projekt shumë të mirë”.

“Isha aq i kënaqur me këtë projekt saqë i thashë Barcelonës: ‘Ju lutem, më lejoni t’i bashkohem Evertonit sepse është zgjedhja më e mirë për mua dhe karrierën time’. Në fillim, ata nuk më lejonin të largohesha”.

“Por, tani që jam këtu, dua të fitoj sa më shumë ndeshje dhe, nëse do të jetë e mundur, dua ta fitojmë një trofe gjithashtu”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...