​Isco: Na intereson më shumë për telefonat sesa për bashkëlojtarët

PUBLIKUAR

Trajneri i ri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, i ka sjellë me vete disa rregulla të reja për sjelljen e lojtarëve, si ajo për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë stërvitjeve. Lojtari spanjoll i Real Madridit, Isco, e mbështet plotësisht këtë vendim.

Kombëtarja e Spanjës do të përballet me Kombëtaren e Anglisë mbrëmjen e së shtunës. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për turneun e ri të UEFA-s, Ligën e Kombeve, dhe do të jetë ndeshja e parë e Luis Enriques në pozitën e trajnerit të Spanjës, transmeton Gazeta Express.

Ish-trajneri i Kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, tani është trajner në klubin ku luan Isco, Real Madrid. Por, Isco është i lumtur edhe me trajnerin e ri, Luis Enriquen, i cili më herët ka qenë edhe trajner i Barcelonës.

“Është gjithmonë e rëndësishme të kesh pak disiplinë. Qëllimet prapa vendimit të tij duket se janë të mira”, tha Isco kur u pyet për vendimin e Enriques që ta ndalojë përdorimin e telefonave.

‘Shpeshherë jemi më të shqetësuar me telefonat tanë sesa me mundësinë e të biseduarit me bashkëlojtarët”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...