​Isco lëshohet nga spitali pas operacionit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Faqja zyrtare e Real Madridi ka bërë të ditur se mesfushori spanjoll Isco është liruar nga spitali pas operacionit që pati mbrëmë. Ai është operuar për shkak se vuante nga apendiciti.

26-vjeçari do ta humbë ndeshjen e së shtunës kundër rivalëve të qytetit, Atletico Madridit pas operacionit që pati dje në mbrëmje, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi nuk ka bërë të ditur se për sa do të mungojë Isco, megjithatë në media raportohet se ai do të mungojë për rreth katër javë dhe ndoshta nuk do të kthehet as për ndeshjet e El Clasicos kundër Barcelonës në Camp Nou.

“Lojtari ynë, Isco, është lëshuar nga spitali sot. Që nga tani, ai e fillon procesin e rikuperimit nën vëzhgimin e ekipit mjekësor të Real Madridit”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga klubi madrilen.

Mesfushori kishte qenë pjesë e ekipit të parë çdo ndeshje që nga emërimi i Julen Lopeteguit në pozitën e trajnerit të Real Madridit, pas dorëheqjes së Zinedine Zidanet. Ai ishte pjesë e të gjitha shtatë ndeshjeve të këtij sezoni, në të cilat i kishte shënuar dy gola. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...