​Isco i pakënaqur me Benitezin

PUBLIKUAR

Isco mund të kërkojë që të largohet nga Real Madridi nëse Rafa Benitez do të mbetet në krye të skuadrës.

Sipas ‘Onda Cero’, mesfushori spanjoll është i pakënaqur me mundësitë e pakta që i ka dhënë trajneri 55-vjeçar në këtë sezon, duke mos luajtur asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit me ‘Los Blancos’.

Isco dëshiron të largohet qysh në muajin janar, por ende nuk ka pasur ndonjë ofertë serioze nga klubet e tjera për reprezentuesin spanjoll.

Mirëpo, ai mund të ndryshojë mendje në rast të shkarkimit të Benitezit, i cili nëse nuk fiton ndaj Valencias të dielën, mund të largohet nga stoli i Realit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...