Inter ka fituar katër ndeshjet e para në Serie A, duke mbajtur vendin e parë
Ish-futbollisti i Italisë, Tarcisio Burgnich beson se Interi i Luciano Spallettit është më i mirë se sa Juventus.
Ai madje beson se kjo skuadër mund të luftojë këtë sezon për titull të Serie A.
“Interi absolutisht mund ta fitojë Scudetton. Interi i Spallettit është në të njëjtin nivel me Juventusin, ndoshta edhe më i fortë dhe mund të sfidojë për titull”, tha Burgnich për Tuttomercatoweb.
“Është e rëndësishme që lojtarët të qëndrojnë me trajnerin dhe ta përkrahin atë në ditë të mira dhe vështira”, vazhdoi ai.
“Nëse e dëshironi titullin, atëherë duhet të fitoni tre pikë edhe në ndeshjet kur nuk luani mirë. Kështu bëri Interi ndaj Crotones dhe kjo ka rëndësi”. /Express/


