eison Murillo beson se Interi ende mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve
Mbrojtësi i Interit, Jeison Murillo insiston se skuadra e tij kurrë nuk dorëzohet dhe do të luftojë deri në fund për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Ne kurrë nuk dorëzohemi. Ne ende besojmë se mund t’i arrijmë objektivat tona edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë. Ne po punojmë fortë çdo ditë dhe po shikojmë përpara”, tha Murillo për Premium Sport.
Kujtojmë se Inter renditet në vendin e pestë me 55 pikë, tetë më pak se sa Napoli në vendin e tretë, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në fund


