​Heynckes ka ende shtatë lojtarë në Bayern me të cilët e fitoi tripletën në vitin 2013

PUBLIKUAR

Jupp Heynckes pritet që të marrë drejtimin e Bayern Munichut deri në fund të këtij sezoni

Drejtuesit e Bayern Munichut kanë bindur trajnerin gjerman, Jupp Heynckes për t’u kthyer pas katër viteve nga pensionimi dhe për të drejtuar skuadrën deri ën fund të këtij sezoni.

Bayern është pa trajner që nga java e kaluar, pas shkarkimit të trajnerit italian, Carlo ANcelotti.

Heynckes për herë të fundit kishte drejtuar Bayernin, ku në vitin e tij të fundit 2013, arriti të fitonte tripletën, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

Lajm i mirë për Heynckes është se nga ajo skuadër që kishte fituar trepletën, ende në Bayern luajnë shtatë lojtarë.

Bëhet fjalë për Neuer, Boateng, , Alaba, Martinez, Robben, Müller dhe Ribery, ndërsa nga skuadra janë larguar Lahm, Dante, Schweinsteiger, Kroos dhe Mandzukic. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...