​Hazard: E admiroj Realin, por jam i lumtur në Chelsea

PUBLIKUAR

Eden Hazard e ka pranuar se e admiron Real Madridin, por insiston se është i lumtur në Chelsea

Ylli belg, Eden Hazard ka thënë se për momentin është i lumtur në Chelsea, por thotë se kur do të vije koha do të largohet.

Ai tregoi se ka edhe dy vite kontratë me londinezet dhe është shumë i lumtur.

“Gjithmonë jam shumë mirë në këtë klub. Ende kam edhe dy vite kontratë. Kur e ndjej dëshirën për t’u larguar, do të largohem. Për momentin jam mirë në Chelsea”, tha Hazard për Canal+.

“Ne e dimë që unë e admiroj Real Madridin, por jam në Chelsea. Çdo vit janë thënë gjëra për mua, por unë kam qëndruar”, tha ai në fund. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...