​Harrojeni Ozilin, Arsenal tashmë ka Xhakën

PUBLIKUAR

Granit Xhaka është një nga mesfushorët më të mirë në Euro 2016

Mediat angleze janë shumë të kënaqur që Granit Xhaka vitin e ardhshëm do të luaj në Premierligë te skuadra e Arsenalit.

Goal.com i ka kushtuar një shkrim të veçanet Xhakës, për të cilin thotë se do të tejkalojë Mesut Ozilin dhe do të jetë mesfushori kryesor i skuadrës.

Xhaka në Euro 2016 është mesfushori i dytë me më së shumti pasime 276 dhe vetëm Toni Kroos ka më shumë 319.

“Granit Xhaka është lojtar perfekt për Arsenalin dhe Arsene Wenger. Nuk ka dyshim që tifozët e Arsenalit e përcjellin Zvicrën në Euro 2016 dhe Xhaka është arsyeja kryesore”, shkruan Goal. /gazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...